Kaloni te përmbajtja kryesore

​Japonia nuk do të jetë nikoqire e Kupës së Botës për klube

Tre muaj para se të fillojë Kupa e Botës për klube, raportohet se Japonia nuk do të jetë më nikoqire.
Sezoni i ri 2021 i Kupës së Botës parashihej që të zhvillohet në Japoni, por për shkak të rritjes së rasteve me virusin Covid-19, shteti japonez ka vendosur që mos të jetë nikoqire.
Sipas “Kyodo News” Federata e Futbollit të Japonisë ka vendosur ta lirojë veten nga detyrat e dhëna nga FIFA, ku nga kjo e fundit ishte vendosur që Kupa e Botës për klube të filloj më 9 dhjetor në Japoni.
Kampioni Evropian Chelsea do ta fillojte garën direkt në fazën e gjysmëfinales, por tani mbetet të shihet nëse kompeticioni do të shtyhet, ose të mbahet në ndonjë vend tjetër që është në zonën e gjelbër për pandeminë Covid-19.
Raportohet se Federata Japoneze e Futbollit tani është në bisedime të vazhdueshme me FIFA nëse Kupa e Botës për klube të pezullohet deri në përmirësim të rasteve, ose të zhvillohet siç është paraparë, por në një shtet tjetër.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button