Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dorëhiqen tre anëtarë ndërkombëtarë të KSHC-së

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë të ditur se tre anëtarë ndërkombëtarë të KSHC-së, kanë dhënë dorëheqje nga detyra si pasojë e mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Dorëheqja e tyre ka ndodhur pas mbledhjes së sotme, në të cilën u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve.
KSHC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, KSHC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e paraqitura në këtë institucion.
Gjatë kësaj jave në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim do të publikohet vendimet e KSHC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button