Bislimi thotë se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh
Në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia, këtë e tha Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi tutje, deklaroi se nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trepalësh”, tha ai në një konferencë për media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?