Abdixhiku takoi emisarin gjerman Sarrazin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë angazhimin e shtuar të qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.
Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht.
“LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, ka thënë ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?