Zyrtarët rusë thonë negociatorët ukrainas janë nisur për në Bjellorusi
Zyrtarët rusë thonë se presin që negociatorët ukrainas të mbërrijnë në kufirin polako-bjellorusi për raundin tjetër të bisedimeve të paqes të enjten në mëngjes, ku do të diskutohet një armëpushim.
Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha sot se Moska mbetet e përkushtuar ndaj “çmilitarizimit” të Ukrainës dhe shtoi se duhet të ketë një listë të armëve të specifikuara që nuk mund të vendosen kurrë në territorin ukrainas.
Por ai tha se regjimi i Vladimir Putin njeh të drejtën e popullit ukrainas për të zgjedhur liderin e vet dhe se Rusia e pranon Volodymyr Zelensky si president legjitim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?