Kaloni te përmbajtja kryesore

Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë edhe një gjeneral rus në Kherson

Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë vrarë gjenerallejtënant rus, Yakov Rezantsev gjatë luftimeve në Chornobaiivka, në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.

Ushtria tha se Rezantsez ishte komandant i Ushtrisë së 49-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Federatës Ruse. 

Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka komentuar pretendimin ukrainas.

Deri më tani, rreth gjashtë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe një zëvendës komandant i flotës së Detit të Zi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button