Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërhiqet nga gara njëri nga kandidatët për gjykatës të Kushtetueses

 

Visar Morina, kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese është tërhequr nga kandidatura për votim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se sot kanë pranuar shkresën e Morinës për tërheqje të kandidaturës.

“Kandidati i propozuar nga komisioni i posaçëm, Visar Morina përmes një shkrese ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Kandidatët tjerë për pozitën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese janë Vigan Qorolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button