Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për të vdekurin në Qirez të Skenderajt, arrestohet një i dyshuar

Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vdekjes në Qirez të Skenderajt gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se një person është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e viktimës.

“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button