Kaloni te përmbajtja kryesore

Mjeku në Podujevë akuzohet se tentoi ta punësonte mbesën si stomatologe

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Më tej, në këtë njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button