I gjenden fara të bimës së kanabisit në shtëpi, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar kosovar në Mitrovicë të Veriut si prova materiale janë gjetur dy fara që dyshohet të jenë të bimës kanabis sativa.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar si prova materiale janë gjetur dy fara që dyshohet të jenë të bimës kanabis sativa. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?