Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni: Kam hy në garë sepse ka qenë kërkesë e qytetarëve të Podujevës

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni i është përgjigjur pyetjes se pse ka vendosur të kandidojë për kryetar të kësaj komune.
“Kam hy në garë sepse ka qene kërkesë e qytetarëve te Podujevës”, tha ndër të tjera Hyseni.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK Besnik Tahiri, nga VV-Shpejtim Bulliqi, LDK Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, PDK- Floretë Zejnullahu. Podujeva ka 77 vendbanime me gjithësej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote. Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 dhjetor të vitit 2020 Shpejtim Bulliqi i VV-së zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button