Kaloni te përmbajtja kryesore

Halimi: Derisa kryeministri ligjëron për liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi  ka reaguar lodhur me heshtjen e Kryeministrit, Albin Kurti ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.

“Derisa kryeministri ligjëron për lidershipin dhe liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont?!” – ka shkruar Halimi në Facebook.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka folur për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.

Sipas Kurtit, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button