Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada italiane pajtohet me Kurtin: Thelbësor, zbatimi i plotë i pikave të marrëveshjes

Ambasada e Italisë në Kosovë është pajtuar me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, i cili të dielën është shprehur se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Ambasada ka potencuar se zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj është thelbësor.

“Italia mbështet fuqishëm këtë rrugëtim për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, është shkruar në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur të dielën (16 prill) se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Ai ka shkruar se në dy vjetët e fundit, Kosova ka kaluar duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

“Më 18 mars në Ohër/Ohrid, HR/VP i BE-së Josep BorrellF njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti është pajtuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili është shprehur se zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është i nevojshëm.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button