KFOR-i: Festimi paqësor i Bajramit dhe Vidovdanit demonstron rëndësinë e dialogut me tolerancë

KFOR-i ka thënë që mënyrat se si janë festuar Kurban Bajrami dhe Vidovdani sot e shfaqin rëndësinë e feve në bashkekzistencën mes komuniteteve.
Madje, sipas KFOR-it, një gjë e tillë vetëm sa e shpërfaq se sa i rëndësishëm është dialogu që përmban tolerancë dhe respekt reciprok.
“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun. Fetë luajnë rol kyç në bashkekzistencën midis komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot e demonstrojnë rëndësinë e ndjekjes së dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në postimin e KFOR-it./21Media
#KFOR always welcomes and supports messages that promote peace & dialogue. Religions play a key role in coexistence between communities.
The peaceful ceremonies of Vidovdan & Kurban Bajram today demonstrate the importance of pursuing dialogue through tolerance and mutual respect. pic.twitter.com/a5EeXURy3h— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) June 28, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?