Kaloni te përmbajtja kryesore

Rohde: Raportet e mediave se 200 kompani gjermane po e lënë Kosovën janë krejtësisht të gabuara

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i ka reaguar mediave që kanë raportuar se rreth 200 kompani gjermane po e lënë Kosovën, duke thënë se këto raportime janë “krejtësisht gabim”.

Rohde tha se mediat nuk kanë respektuar standardet në gazetari, pasi që siç tha ai, as Shoqata Gjermano-Kosovare e Biznesit e as ambasada gjermane nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë.

“Ja se çka është e vërtetë: Kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet e tanishme, siç e kam theksuar më herët”, shkroi Rohde në Twitter. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button