Kaloni te përmbajtja kryesore

Onana: City ekipi më i fortë në botë por ne mund të fitojmë

Kur kanë mbetur edhe disa minuta para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve, portieri i Interit, Andre Onana ka lavdëruar kundërshtarin e sotëm, Manchester Cityn.

Onana tha se Manchester City është skuadra më e fortë në botë, por Interi do të synojë që ta fitojë Ligën e Kampionëve nëse lojtarët luajnë pa frikë.

“Synimi është për të fituar. Ne jemi skuadër e fortë, ne jemi Interi dhe ne gjithmonë synojmë të fitojmë. Ne luajmë kundër skuadrës më të fortë të botës, por ne jemi në finale, ne mund të fitojmë. E pres të jetë një ndeshje e vështirë, ndeshja më e vështirë e imja në pesë ose gjashtë vitet e fundit, por nëse qëndrojmë të bashkuar, ne mund ta kthejmë trofeun në Milano”, tha Onana.

Me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Ataturk Olympic” do të jetë nikoqir i finales së sotme të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button