Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Ndalu kryeministër se na bane horë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit se Serbia është pro-aziatike, i ka thënë se po e vendos Serbinë në një tabor të paqenë.
Çitaku përmes këtij statusi, i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalet.
“Serbia Pro-Aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë. A është Japonia aziatike? Korea e Jugut? Tajlanda?!!! Nalu Kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button