Gjykata suedeze dënon ish-zyrtarin iranian me burgim të përjetshëm
Një gjykatë suedeze ka shpallur fajtor një ish-zyrtar iranian për krime lufte në lidhje me ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988.
Hamid Nouri, 61 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për atë që prokurorët thanë se ishte roli i tij kryesor në vrasjen e një numri të madh mbështetësish të opozitës.
Ai i kishte mohuar akuzat, ndërsa Irani e kishte denoncuar gjyqin si “të paligjshëm”, transmeton rtv21.tv.
Nouri u arrestua pasi fluturoi për në Suedi në vitin 2019 dhe u gjykua nën parimin e juridiksionit universal.
Ai ishte personi i parë që u përball me ndjekjen penale për pjesëmarrje në ekzekutime, të cilat institucionet e Iranit nuk e kanë pranuar kurrë zyrtarisht./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?