Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina thotë se 135 fëmijë janë vrarë që prej nisjes së luftës

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Duke dhënë një përditësim mbi viktimat e fundit, zyrtarët ka thënë se dy fëmijë u vranë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Rubizhne, rajoni i Luhansk, shkruan BBC.
Dhe të enjten, dy fëmijë të moshës 6 dhe 13 vjeç u plagosën në Novomykhailivka, rajoni Donetsk, pas bombardimeve ruse.
Prokurorët shtuan se tre adoleshentë – të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç – u hodhën në erë nga një minë në Obilne në rajonin e Zaporizhia.
Ata u dërguan në Spitalin Melitopol ku njëri ndodhet në gjendje kritike në terapi intensive./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button