Shpërthimi i bombolës në Velipojë, vdiq 19-vjeçarja, 3 familjarët e tjerë në gjendje të rëndë
Ka vdekur 19 vjeçarja, Daniela Gjoka, e cila ishte përfshirë në zjarrin që ka ndodhur në mëngjesin e 4 korrikut, në Velipojë.
Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendjë të rëndë shëndetësore.
Daniela Gjoka ka vdekur në një spital në Itali, teksa ishte dërguar atje për mjekim të specializuar, bashkë me nënën, motrën 15 vjeçare dhe vëllain 12 vjeçar, shkruan ora news.
Hoteli tre katësh në pronësi të kësaj familje ishte përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit te një bombolë gazi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?