8 persona të panjohur, rrahin dhe i dëmtojnë veturën gjakovarit në mes të natës
8 persona të panjohur, kanë ndalur veturën e tashmë të dëmtuarit, ku të njëjtit kanë qenë në posedim të armëve, dy të gjata dhe dy të shkurtra, kanë nxjerrë nga vetura të lënduarit dhe kanë goditur atë me kondak të armës së gjatë, në fytyrë.
Ndër të tjera, të njëjtit i kanë dëmtuar edhe veturën me shufra metali.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Deri më tash, policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?