Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjilani rrënon edhe një objekt që po ndërtohej në pronën komunale

 

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka bërë rrënimin edhe të një objekti, i cili po ndërtohej në pronën komunale, në lagjen Arbëria.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë në pronën komunale, por as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë pa leje.

Ai ka bërë të ditur se përpos rrënimit, këta persona do të përballen edhe me organet e drejtësisë, pasi uzurpimi i pronës komunale konsiderohet vepër e rëndë.

Drejtori i Inspekcionit ne Gjilan ka njoftuar, po ashtu, se do të vazhdojnë edhe lirimin e hapësirave publike nga rrethojat e metalta në qytet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button