Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se koha e deritanishme nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur një dakordim politik lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se duhet t’u jepet mundësi vazhdimit të diskutimeve para se Kuvendi të kalojë në konstituim, pasi, sipas tij, një veprim i tillë do ta vështirësonte shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Kur të jemi të sigurt se e kemi evituar edhe një palë zgjedhje, ta ftojmë seancën”, deklaroi Kurti.

Ai u shpreh se përvoja e kaluar ka treguar se konstituimi i Kuvendit pa arritur më parë një marrëveshje për presidentin mund të çojë sërish në krizë institucionale.

“E kemi parë në të kaluarën se, pa arritur marrëveshje për presidentin, kot e konstituojmë Kuvendin. Tri palë zgjedhje për gjashtë muaj janë shumë”, tha Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button