Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj

Një shtetase e Gjermanisë është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë së shtunës, pasi po kërkohej nga policia për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshuara është intervistuar nga organet kompetente në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

“Me 01.08.2026 është ndaluar e kërkuara femër shtetas e Gjermanisë, e cila ishte në kërkim policor lidhur me rastin ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’. E dyshuara është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button