Humb jetën 19-vjeçari – dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë
Në 19 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Pejë. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?