Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxheri me thumb për Kurtin: Shpresoj ka ndryshu, ka ndiku deti e plazhi, grekët

Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 ironizoi me pushimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Greqi.

Ai tha se shpreson se këto pushime e kanë bërë Kurtin të reflektojë.

“Unë e kam dikund një shpresë, mos qiky simpozium, edhe Greqia e ka bo me reflektu Kurtin. E ka pa detin, plazhin, grekët aty. Po besoj jo rastësisht po dhez edhe po lëshon pe.”, tha ai.

Muhaxheri: Kurti s’ka me i dhënë hise askujt në qeveri, reagon Demaj

Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i LVV-së nuk do të ndajë pushtetin me askënd nga partitë opozitare.

“Nesër nuk kanë me diskutu për qeveri, Albin Kurti kërkujt s’ka me i jep hise në qeveri”, tha Muhaxheri.

Këtu ndërhyri Emanuel Demaj duke i thënë: “Ti Albin Kurtin e sheh veç terr.”

Derisa Muhaxheri ia ktheu: “Po, terr.” /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button