LIVE: Dehari e shtyn seancën konstituive pas kërkesës së Kurtit për kohë për arritjen e një marrëveshjeje

(Lajm i përditësuar)
Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër
Deputetët e zgjedhur votuan ashtu siç pritej për ta formuar Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni do të mblidhen në një takim, ndërkohë që urdhëroi një pushim prej 30 minutash.
LIVE: Nis seanca konstituive
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të, do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit.
Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës janë katër pika.
Pika e parë është: formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; e dyta: betimi i deputetëve; e treta: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit; dhe e katërta: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Me konstituim të Kuvendit, nis edhe rrjedhja e afatit prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, ku edhe është ngërçi më i madh mes partive.
E rrjedhja e afatit 15-ditësh për votim të qeverisë në Kuvend, nis pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë emrin e propozuar nga shumica.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?