Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëmbehet një vajzë në Kllokot

Një vajzë në Mogillë të Kllokotit dyshohet se u rrëmbye, por paraprakisht u rrah, nga personi me të cilin kanë qenë në lidhje dashurie.

E njëjta, sipas policisë, u fut me forcë në veturë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button