Kaloni te përmbajtja kryesore

UEFA konfirmon se Evropiani U-21 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, tashmë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Kampionati Evropian i futbollit për grupmoshat U-21, do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, dy shtete këto që vitin e kaluar kishin paraqitur kandidaturë të përbashkët për organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive.

“Kampionati Evropian U-21, i vitit 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s.

Të dy vendet organizatore do të jenë pjesë e fazës finale, pra të asaj 1/16 dhe ndeshjet do të zhvillohen në katër stadiume në secilin vend.

Ky bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ishe kritikuar ashpër nga njohësit, trajnerët dhe adhuruesit e futbollit në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button